Hasan Lika flet hapur: E them troç që heqin trajnerin për të justifikim, ka ndërhyrje nga presidentët

Hasan Lika ka një karrierë të madhe si trajner në futbollin shqiptar. Teksa 4 ekipe janë aktualisht pa një drejtues në fushën e blertë, kjo alternativë nuk duhet të anashkalohet për klubet në fjalë. I pranishëm në lidhjen direkte për “Zona Gol”, Hasani ka folur hapur mbi situatën e fundit, duke komentuar edhe gjendjen e Partizanit.

“Nuk është hera e parë që ndodhin këto gjëra për shkarkimin e trajerëve në 1 orë. Shkarkimi i Lerdës nuk erdhi vetëm nga derbi, por nga menaxhimi i klubit. Po të shihje formacionin kishte shumë mungesa. Unë mendoj se kanë qenë shumë gjëra të akumuluara që sollën edhe vendimin. Unë nuk jam kundër trajnerëve të huaj, por me trajnerët shqiptarë nuk kanë pasur durim. Nxitimi është karakteristika e jona dhe kjo ndikon shpeshherë. Sigurisht që edhe derbi ka pasur ndikimin e tij. Për ta thënë troç që ndonjëherë kur kërkon të justifikosh rezultatet, heq trajnerin. Ndërhyrjet që vijnë nga presidenti në ekip për trajnerin, kanë qenë edhe të karakterit urdhërues. Nuk më pëlqen të flas me emra, por çdo president ka lojtarët e tij të preferuar”, ka thënë Lika. /Sport Ekspres/