Hart nuk bën paqe me Guardiolën, lamtumira përfundimtare dhe ekipi i ri

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, portieri Xho Hart është larguar sërish nga Mançester Siti. Ish-kapiteni i “qytetarëve” nuk ka patur asnjëherë marrëdhënie të mirë me trajnerin Pep Guardiola.

Spanjolli i ka treguar derën anglezit që në momentin që mori drejtimin e Sitit. Harti ka patur disa ekperienca të vështira, pasi fillimisht iu bashkua Torinos në Itali, ndërsa sezonin e fundit luajti për Uest Haminin.

31-vjeçari do të jetë pjesë e Bërnlejt që nga sezoni i ri. Siti ka arritur marrëveshjen me klubin tjetër anglez dhe portieri i tyre i tretë lë sërish “shtëpinë”. Këtë herë nuk flitet për një huazim, por ndarje përfundimtare.

Ai ka luajtur 348 ndeshje për “qytetarët”. “Ishte një eksperiencë fantastike. Kam ardhur këtu 19 vjeç dhe po largohem 31. Ka qenë një eksperiencë e gjatë dhe kanë ndodhur shumë gjëra”, – tha ai ndër të tjera pas mbylljes së kësaj eksperience 11-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *