Harroi biletën në shtëpi, u deh dhe humbi 6 ditë, tani kthehet në shtëpi!

0

Botërori në Rusi 2018 do të mbahet mend për shumë rekorde, shumë histori, shumë personazhe por edhe për një kuriozitet: ku vajti e gjithë birrra?! Në fakt, nëse do të bëhej një sondazh, sigurisht që tifozët anglezë do të mbanin vendin e parë, për faktin se ishin ata që, duke i shkuar thuajse deri në fund turneut, kanë mbajtur edhe tifozerinë me vete në tokën ruse…

Image result for Douglas Moreton

Dhe, si pasojë, kanë konsumuar edhe tonelata birrash… Dhe, mes tyre, edhe një tifoz që udhëtoi nga Bristoli dhe që, sigurisht, ka një histori të veçantë. Quhet Dagllas Moreton dhe emri i tij u bë i njohur kur doli në faqet e para të gazetave angleze teksa kishte harruar biletat e ndeshjes hapëse të Anglisë, ndaj Panamasë… Dhe, u kujtua kur zbriti në Nizhni Novgorod.

U desh ndërhyrja e rrjeteve sociale për t’I siguruar një biletë… Por, aventurat e anglezit Moreton nuk mbarojnë me kaq, sepse nëse ndeshjen e parë e humbi për shkak se harroi biletën në shtëpi, të fundit për “Tre Luanëve” e humbi sepse ishte “pak” i dehur…

Image result for Douglas Moreton

Në fakt, ishte nipi ai që hapi alarmin se xhaxhai kishte humbur prej gjashtë ditësh. Ai qëndronte në hotel në Samara dhe duhej të spostohej në Moskë për sfidën Angli-Kroaci, por atë ndeshje ai nuk e pa kurrë…

Motivi? Në Moskë, kishte shkuar me tren, por aty nisi një tjetër “ndeshje” për të. Të mbaronte birrën në lokale të ndryshme, deri sa policia që nisi kërkimet, e gjeti në një hotel të Moskës, në gjendje totalisht të dehur…

Image result for beer russia 2018 fans

He’s coming home… Më në fund!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.