Hap gjigant, ish-mesfushori i Skënderbeut transferohet në Spanjë

Skuadra e Skënderbeut ka pasur në gjirin e saj shumë lojtarë të talentuar, që iu ka zotëruar kartonin e plotë ose që i ka pasur në huazim. Një prej tyre, është dhe Kuasi Sibo. Mesfushori i talentuar u rikthy te Uatfordi në Premier League pas një peridudhe 6-mujore te Skënderbeu, por tani është huazuar sërish.

21-vjeçari ka nënshkuar për Ibiza UD në La Liga 2 dhe pritet të ketë shumë minuta në këmbët e tij dhe të jetë një lojtar i rëndësishëm. Uatfordi ka monitoruar nga afër paraqitjet e Sibos me skuadrën e Skënderbeut, por ka vendosur ta huazojë sërish, pasi sipas tyre, ganezi nuk është ende gati.

Me skuadrën që militon në elitën e futbollit anglez, Sibo ka kontratë deri në verën e vitit 2022. Me ekipin e Skënderbeut, Sibo luajti 13 ndeshje, shënoi një gol përballë Tiranës dhe asistoi njëherë për shokët e skuadrës.

Sibo duke festuar golin kunder Tiranes. Superiore 2018/19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *