Hap fals i Shkëndijës, Vardari përfiton dhe merr kreun e renditjes

Java e shtatë në kampionatin maqedonas ka pasur plot surpriza. Kampionët në fuqi të Shkëndijës kanë humbur në shtëpi ndaj Pobedës me rezultatin 0-2. Fatin e Shkëndijës ka pasur dhe skuadra e Akademisë Pandev, që është mundur 0-2 nga Renova dhe ka humbur kreun e tabelës.

Kryesuesi i ri i kampionatit, Vardari, ka parakaluar Shkëndijën dhe Akademinë Pandev,  falë fitores 1-0 ndaj Sileksit, ku golin e vetëm të takimit e shënoi ish-mesfushori i Flamurtarit, Viktor Xhufo. Në pjesën e poshtme të tabelës bie në sy forma e keqe e Shkupit, që u mund në transfertë ndaj Belasicës dhe për momentin ndodhet në vendit e parafundit me pesë pikë. Një fillim ky katastrofik për një ekip që pretendonte renditjen në vendet që të çojnë në Kupat e Europës.

Maqedoni Liga e Parë, Java VII

Akademia Pandev – Renova 0 – 2

Shënues: Stojanovski 14’ 70′

Belasica –  Shkupi  1 -0

Shënues:  Baldovaliev 7’

Makedonija GP – Rabotniçki 3 – 0

Shënues: Stojcevski 6’, Kirovski 26’, Bozinovski 58’

Shkëndija – Pobeda 0 – 2

Shënues: Nuabueze 61’, Tanushev 87’

Vardar – Sileks 1 – 0

Shënues: Xhuvo 71’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *