Handanoviç nuk ia thotë lojës me këmbë, gafa e djeshme i ka çuditur të gjithë

Në futbollit modern kërkohet që portierët të jenë sa më të kompletuar. Loja më këmbë është bërë diçka që shikohet me shumë imtësi nga trajnerët, por gjithsesi ka ende plot gardianë që nuk i kushtojnë shumë rëndësi këtij aspekti.

Një ndër ta është dhe portieri i Interit,  Samir Handanoviç. Slloveni vlerësohet nga të gjithë për reflekset e tij të mbinatyrshme, por kur vjen radha me këmbë situata ndryshon 180 gradë, siç e dëshmon edhe një pasë tërësisht amatoreske e 34-vjeçarit në takimin e djeshëm ndaj Xhenoas.

Portieri i zikaltërve vendosi të mos spastronte nga zona një top të pasuar nga Shkrinar, por pasa e projektuar për Dalbert në krahun e majtë la shumë për të dëshiruar. Fatmirësisht për Interin, braziliani u tregua këmbëshpejtë duke larguar topin nga këmbët e sulmuesit afrikan të Xhenoas Kuame.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *