Hamshik zbulon Kinën: Çfarë ndryshimi me Europën, gjuha po më çmend!

Marek Hamshik la Napolin në merkaton e janarit për t’u transferuar në Kinë. Mesfushori sllovak firmosi me Dalian Jifang, por realiteti nuk është ashtu siç e kishte menduar.

Në Azi zhvillohet një futboll plot faulle dhe ekipet harxhojnë shumë kohë duke debatuar me arbitrat. Në një prononcim për “CCTV”, Hamshik, i cili ka dhuruar një asist deri më tani, zbulon problemin që po e mundon shumë.

Nuk arrij të komunikoj siç duhet me shokët e skuadrës, merrem vesh vetëm me gjeste. Nuk jam i kënaqur me paraqitjet e mia. Përpiqem që të jap gjithmonë më të mirën, por nuk jam gjendur kurrë në një situatë të vështirë si tani. Futbolli kinez ndryshon shumë me atë evropian, por po përpiqem që të përshtatem”, përfundon ish-kapiteni i Napolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *