Hamshik: Jemi gati, dimë si ta ndalim PSG-në!

0

Marek Hamshik është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Napolit. Sllovaku ka folur para medieve për ndeshjen e radhës në Champions League ku do të sfidojnë PSGN-në, një nga skuadrat më të forta. Skuadra e Ançeloti bëri një ndeshje të madhe ndaj Liverpulit dhe sigurisht që lojtari anësor nuk ka se si të mos e veçojë paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen me anglezët, por në të njëjtën kohë beson se ekipi do të bëjë mirë dhe ndaj kampionëve të Francës.

“Ne luajtëm një ndeshje fantastike kundër Liverpulit. Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, kjo pasi ata kanë shumë cilësi në sulm, por ne arritëm që të bënim mjaft mirë, kjo për shkak se nuk i lejuam që ta godisnin portën tonë në asnjë rast”.

“Na vjen keq që barazuam në Serbi, pasi ato dy pikë që humbëm mund të kenë një peshë shumë të madhe. PSG është kundërshtari i radhës dhe duhet thënë se ata kanë lojtarë mjaft të mirë në sulm, ashtu si Liverpul. E dimë forcën e kundërshtarit, por dimë dhe si t’u bëjmë ballë. Nuk është momenti për të menduar për atë ndeshje, pasi aktualisht jam shumë i përqendruar tek takimi i radhës me Kombëtaren time”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.