Hamilton: Unë kam ndryshuar …

0

Pasi ka përmbysur renditjen e Formula 1, duke kaluar nga një humbës në kryesimin e klasifikimit të Botërorit, piloti britanik Lewis Hamilton beson se në pjesën e dytë të kampionatit do të arrijë të menaxhojë avantazhin e krijuar. Piloti i Mercedes synon titullin e tretë radhazi, të katërtin në Formula 1. “Ndihem në formë dhe këto pushime më bënë mirë. Arrita të përmbys renditjen dhe ndihesha i lodhur, por tani jam gati për rinisjen e kampionatit”, u shpreh Lewis Hamilton, gati për garën e 28 gushtit, në pistën e Spa, në Belgjikë.

Britaniku ndodhet në krye me 19 pikë avantazh, ka fituar 4 garat e fundit dhe shpreson të ruajë ritmin deri në fund. “Asnjë garë nuk është e lehtë, Botërori është i gjtë dhe i vështirë, por unë jam gati. Tashmë kam më shumë prvojë mbi shpatulla dhe di si të menaxhoj situatat. Rosberg apo të tjerët do të tentojnë të më mundin, por kam një makinë të shpejtë dhe i di limitet e mia. Jam në kulmin e karrierës dhe shpresoj që këtë vit ta kurorëzoj me një tjetër titull kampion”, u shpreh Hamilton.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image