Hamilton triumfon sërish, titulli vendoset në Abu Dabi

0

Ndoshta është kujtuar vonë, por Ljuis Hamilton nuk ka ndërmend ta lëshojë titullin kampion pa luftuar.

Piloti britanik triumfoi sot në Cmimin e Madh të Brazilit, në një garë të çmendur, që u ndërpre dy herë për shkak të reshjeve të shiut, me makinën e sigurisë që qëndroi në pistë për shumë kohë.

Ishte suksesi i parë i Hamiltonit në Interlagos, por i 52-ti në karrierë, duke lënë pas tashmë Alen Prostin dhe duke qenë i dyti në histori, pas të madhit Mikael Shumaker, i cili ka fituar 91 Çmime të Mëdha në karrierë.

Triumfi në Brazil ka bërë që Hamilton të shkurtojë distancën me shokun e skuadrës Niko Rosberg, i cili doli i dyti dhe tashmë kryeson me vetëm 12 pikë më shumë.

Tashmë titulli do të vendoset në Çmimin e madh të fundit, në Adu Dabi, ku pilotit gjerman të Mercedesit do t’i mjaftojë edhe vendi i tretë për t’u shpallur kampion.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image