Hamilton spektakolar, “pole” me rekord në Kinë

0

Janë zhvilluar provat zyrtare të Çmimit të Madh të Kinës dhe ashtu si në garën hapëse të sezonit, ka shkëlqyer sërish Ljuis Hamilton.

Britaniku me Mercedes do të niset nga vendi i parë, duke siguruar “pole position” numër 63, vetëm dy më pak se rekordmbajtësi Airton Sena.

I dyti do të niset Sebastian Fetel me Ferrari, i cili u paraqit shumë mirë në prova.

Pas tij piloti tjetër i Mercedesit, Valteri Botas, ndjekur nga Kimi Raikonen, që do të thotë se radha e nisjes nuk ka asnjë ndryshim nga Çmimi i Madh i Australisë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image