Hamilton shpejton rinovimin me Meredezin

0

Luis Hamilton është shumë pranë rinovimit të kontratës me Mercedezin. Një lajm ky që bën të lumtur tifozët e skuadrës gjermane, pasi mungesa e rinovimit kishte ushqyer shumë spekulime mediatike mbi të ardhmen e kampionit të botës. Lajmi u bë i ditur nga vetë piloti britanik i cili deklaroi: “Është një çështje mes avokatëve, shpresojmë që të përfundojë gjithçka para fundjavës”. Në këtë mënyrë britaniku shprehu dëshirën e tij që të zgjasë sa më parë që të jetë e mundur bashkëpunimin me skuadrën gjermane. Kontrata aktuale e pilotit anglez me “Shigjetat e Argjendta” skadon në fund të këtij viti. Të dielën zhvillohet Çmimi i Madh i Malajzisë, gara e dytë e këtij Botërori të Formula 1. Hamilton e nisi sezonin me triumfin në Çmimin e Madh të Australisë dhe dëshiron ta nisë garën e ardhshme me kontratën e re në xhep, edhe pse zgjatja e bashkëpunimit nuk përbën një problem për të. “Nëse rinovimi vjen para garës së Sepang do të ishte diçka e mrekullueshme, por nëse do të ishte e nevojshme të prisnim edhe pak nuk do të ishte një dramë, pasi rinovimi do të vijë në momentin më të përshtatshëm”, deklaroi Hamilton.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here