Hamilton, penalitet me 15 pozicione në start

0

Lewis Hamilton do të pësojë një penalizim me 15 pozicione ditën e diel në startin e garës së Belgjikës. Piloti që kryeson renditjen e Botërorit të Formula 1 do të përdorë në garën që do të zhvillohet në pistën e Spa motorin e gjashtë sezonal, çka do të thotë që do të pësojë një penalitet me 15 pozicione në start. Në rast se nesër, gjatë provave zyrtare ai siguron “pole position”, garën ditën e diel do ta nisë nga vendi i 16-të.

Rregullorja thotë se gjatë një sezoni, një pilot mund të përdorë në maksimum 5 motorë. Edhe piloti tjetër i Mercedes, Nico Rosberg, do të përdorë një motor të ri në njëvendëshen e tij, por për pilotin gjerman ky do të jetë motori i katërt. Motorin e gjashtë do të përdorë edhe makina Sauber e Marcus Ericsson, që do të pësojë gjithashtu një penalitet me 10 pocizione.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here