Hamilton paralajmëron pasardhësin e Rosbergut

0

Niko Rosberg është tërhequr nga Formula 1, pas një sezoni madhështor, ku u shpall kampion në fund të një dueli të egër me shokun e skuadrës te Mercedesi, Ljuis Hamilton.

Ky i fundit pret të mësojë se kush do të jetë shoku i ri i skuadrës (flitet Alonso) dhe ndërkohë jep një paralajmërim për këdo që do të pasojë armikun Rosberg: “Nuk e di, por pres vendimin e drejtuesve të Mercedesit, të cilët po e mbajnë sekret. Nuk kam asnjë preferencë, dua vetë një gjë: shpresoj që piloti i ardhshëm që do të vijë te Mercedesi të jetë i aftë dhe i gatshëm të punojë krah meje”.

Për britanikun synimi është vetëm një: “Do të jap gjithçka për ta mbajtur Mercedesin në nivele të larta dhe për t’u rikthyer kampion. Planifikoj të garoj dhe 10 vite të tjera”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image