Hamilton nuk fal më, barazim me Fetel

0

Nëse në garën e parë sezonale strategjia e Ferrarit triumfoi, sot klasi i Ljuis Hamiltonit dhe epërsia e Mercedesit nuk i lanë asnjë shpresë Sebastian Fetelit, që nuk pati as fatin me vete, sepse Safety Car u fut dy herë në pistë, duke ia prishur strategjinë.

Hamilton kryesoi nga fillimi deri në fund, pa vuajtur shumë e duke marrë fitoren e parë sezonale.

I dyti Fetel, që do të thotë se barazohet në renditje me britanikun.

Vend i tretë i bukur për Maks Verstapen, autor i një gare spektakolare, me parakalime pa fund.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here