Hamilton: Nuk do ndalem deri sa të fitoj titullin e tretë

0

 

Luis Hamilton nuk dëshiron të ndalet me vetëm 2 tituj të fituar në Formula 1. Kampioni i Botës, i cili mbushi 30-vjeç, në një intervistë foli për këtë etapë të jetës së tij, për karrierën e  deritanishme në sportin më të rëndësishëm të garave me makina si dhe përcaktoi objektivat për të ardhmen. “Është e vështirë ta imagjinosh që kanë kaluar plot 30 vite që nga dita që kam ardhur në jetë. Megjithatë nuk kam asnjë peng, pasi për mua kanë qenë 30-vite të mrekullueshme gjatë të cilëve kam përjetuar gjithçka. Kam shumë kujtime të bukura deri në këtë etapë të jetës time. Dua të falenderoj në radhë të parë prindërit e mi që më kanë dhënë shumë dashuri, por edhe të gjithë personat që më kanë qëndruar afër gjatë gjithë këtyre viteve. Edhe karriera ime deri në këtë fazë ka qenë brilante, kam arritur të korr shumë suksese dhe shpresoj të arrij edhe shumë të tjera në të ardhmen”.

Objektivi – Hamilton për vitin 2015 është mëse i qartë. Anglezi, i cili në 2014-n fitoi duelin spektakolar me shokun e tij skuadrës Niko Rosberg, dëshiron të vazhdojë me këto ritme. “Sigurisht që në 2015-n dëshiroj të fitoj titullin tim të tretë botëror në Formula 1. Nuk do të ndalem deri sa ta arrij një objektiv të tillë”. Luis Hamilton ka debutuar në Formula 1 në vitin 2007, dhe në 7 sezonet e tij të para në sportin më magjik të garave me makina regjistron 33 fitore dhe dy tituj Botërorë. Të parin e ka fituar në 2008 kur ishte pjesë e skuadrës Meklaren, ndërsa të fundit në vitin që sapo lamë me Mercedez pas një sezoni spektakolar të dominuar nga skuadra gjermane.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image