Hamilton jashtëtokësor, Ferrari është në “gjumë”

Kampionati botëror i Formula 1 ka një dominues dhe ai quhet Luis Hamilton. Anglezi dëshmon vit pas viti e garë pas gare se është një nga më të mirët e historisë së këtij sporti, me gjermanët e Mercedes, që i kanë vënë në dispozicion një makinë shumë të mirë.

Ka qenë Çmimi i Madh i Hungarisë ndalesa e fundit e kësaj vere për pilotët dhe skuaderitë e Formula 1. Holandezi Verstapen nisej i pari dhe Hemilton e Botas pas tij. Pilotët e Ferrarit pasonin në vendet 4 dhe 5. Gara në vendet e para ka qenë e ndarë në dy pjesë.

Hamilton dhe Verstapen që garonin për dy vendet e para e në pjesën tjetër dy kokëkuqet e Ferrarit, që ndiqnin në vendet 3 dhe 4. Botas dëmtoi hundën e makinës që në start pas një kontakti me Hamilton dhe iu desh të bënte një garë të tërë në malore.

Vershtapen zgjodhi strategjinë  e ekzekutimit të garës me një pit-stop, ndryshe nga Hamilton që zgjodhi të hynte dy herë në bokse. Verstapen krijoi një distancë të prej më shumë se 19 sekondash nga anglezi, por nuk mjaftuan. Gomat e makinës Red Bull u degjeneruan dhe 20-vjeçari nuk mundi të mbante “furinë” Hamilton mbrapa.

Kampioni i Botës u tregua i jashtëzakonshëm, duke arritur të zerojë diferencën e më pas tre xhiro para përfundimit të merrte vendin e parë. Ftitorja e shtatë në cirkuitin Hungaroring, rekord absolut i tij. Vendi i tretë për Vetel, që pak para përfudimit të garës parakaloi Leklerk. Ferrari ishte afro një minutë larg kundërshtarëve. Formula 1 kthehet më 31 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *