Hamilton i pakapshëm, titulli i pestë një hap larg

Luis Hamilton afrohet edhe më shumë me titullin kampion në Formula 1, që do të ishte i pesti për të. Britaniku ka triumfuar në të katërtën garë radhazi. Këtë herë në pistën e Suzukës ai ka fituar dhe ka rritur diferencën me Sebastian Fetel, i cili e mbylli garën në vendin e gjashtë.

Diferenca e 67 pikëve është thuajse e parikuperueshme për gjermanin, duke parë se kanë mbetur vetëm katër gara. Një përplasje me Verstapen në xhiron e tetë e komplikoi garën e Fetel, i cili shkoi në vendin e 19-të dhe më pas rikuperoi vende aq sa mundi.

Në podium me Hamilton u pozicionuan Valeri Botas me Mercedez dhe Maks Vestapen me “Reb Bull”-in e tij. Garë fenomenale për Daniel Riçiardon, i cili nga vendi i 16-të u rendit i katërti, duke lënë pas dyshen e Ferrarrit Fetel-Raikonen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *