Hamilton denoncon nga Brazili: Janë grabitur me armë te koka punonjës të Mercedesit

0

Nuk ka folur askush, por ka menduar Ljuis Hamilton të denoncojë një ngjarje të rëndë të ndodhur të premten në Brazil. Kampioni i ri i botës në Formula 1 ka zbuluar sot se disa anëtarë të skuadrës Mercedes u grabitën duke u vendosur armët te koka, në Sao Paulo.

Një autobus po çonte pjesëtarë të stafit të Mercedesit në hotel, rreth orës 10 të mbrëmjes, kur e ndalën persona të armatosur.

Hamilton shkruan në Twitter: “Disa prej anëtarëve të skuadrës sime ranë pre e një grabitjeje me armë mbrëmë, këtu në Brazil. Pati krisma, armët u drejtoheshin te koka. Është diçka shumë shqetësuese, le të lutemi për djemtë e mi, të cilët janë paraqitur si profesionistë në punë, edhe pse të tronditur. Kjo ndodh çdo vit këtu, Formula 1 dhe skuadrat duhet të bëjnë diçka më shumë, nuk ka justifikim!”.

Nuk pati asnjë të lënduar në incidentin e rëndë, por siç evidenton Hamiltoni, në Brazil ka pasur ngjarje të tilla edhe më parë, si në vitin 2010 kur u tentua grabitja ndaj pilotit Xhenson Batën, apo ngjarje të tjera që kanë kaluar pa shumë bujë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image