Hames në udhëkryq, e ardhmja e tij drejt Italisë?!

E ardhmja e Hames Rodriges është në një udhëkryq të madh. Kolumbiani pas dy sezonesh te Bajerni i Mynihut, duket se nuk dëshiron të vijojë të qëndrojë ka vendosur të largohet. Ai pritet të kthehet tek Reali në fund të sezonit.

Në Madrid mesfushorin nuk është se e presin me krahë hapur. Në fakt ato shpresonin që kampionët e Gjermanisë të paguanin shifrën e vendosur në marrëveshje, por kjo nuk pritet të ndodhë. Atje është kthyer një nga arsyet që Hames u largua nga “Santiago Bernabeu”, pikërisht Zinedin Zidane. Francezi nuk e pëlqen stilin e tij dhe pritet që Reali ta nxjerrë direkt në shitje.

Juventusi është klubi që është gati për të përfituar nga kjo situatë. Në Torino po vuajnë për të gjetur një lojtar të profilit të tij, pa shpenzuar shumë. Zyrtarët e “zonjës” patën shprehur interes edhe vitin e kaluar për Rodrigez e duket se tani i erdhi fati në derë. Anjeli do t’i jepte pa iu dridhur dora ato 42 milionë euro për të pasur kolumbianin sezonin e ardhshëm në skuadër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *