Hames merr numrin 11 te Bajerni, Rumenige sqaron marrëveshjen me Realin

0

Hames Rodrigez dje u zyrtarizua si futbollist i Bajernit dhe sot u paraqit në Mynih, ku u prezantua, duke marrë edhe numrin 11. Në këtë mënyrë, Hames braktis numrin 10 që kishte në Madrid, sepse në Mynih atë numër e mban Roben.

"It's not what you achieve, it's what you overcome." ?? Birthday boy ???#26 #FelizCumpleJames

A post shared by Daniela Ospina ?? (@danielaospina10) on

Ndërkaq, Karl-Hainc Rumenige ka sqaruar marrëveshjen me Realin: “E kemi marrë Hamesin për dy vite në huazim, me një opsion të njëanshëm për ta blerë përfundimisht”. Kjo do të thotë që Bajerni e ka në dorë nëse do ta blejë apo jo Hamesin, ndërsa nëse Reali do ta dojë ta rimarrë pas dy vitesh, do të duhet të negociojë me Bajernin, që praktikisht do të ketë të drejtë të vendosë.

Drejtori i përgjithshëm i Bajernit shtoi: “Nëse pas dy vitesh vendosim ta blejmë përfundimisht Hamesin, kontrata e tij do të jetë 3-vjeçare”.

Bajerni do t’i paguajë Realit 5 milionë euro për çdo vit huazimi, si dhe 35 milionë të tjera nëse vendos ta blejë përfundimisht, ndërsa Hames do të marrë 8 milionë euro bruto në sezon.

Rumenige është i lumtur për blerjen e Hamesit edhe për një arsye tjetër: “Është një lojtar i klasit botëror, por është i mirë edhe për imazhin e Bajernit. Gruaja dhe vajzat e mia më thanë që është shumë i bukur. Përveç kësaj, një herë luajtëm një miqësore kundër Realit dhe kur u fut Hames, shpërtheu stadiumi. Pyeta dhe më thanë që në stadium ishin 20.000 kolumbianë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here