Hames me ekip të ri, një hap larg transferimit në Serie A

Hames Rodrigez është kthyer në një çështje ditët e fundit, me Bajernin që vendosi përfundimisht të mos e blinte mesfushorin. Tashmë, 27-vjeçari do të kthehet në Madrid, ku e pret përsëri Reali.

Sidoqoftë, marrëdhëniet e Hames me trajnerin Zidan dihen që nuk janë të mira, kështu që gjasat për largimin e tij janë shumë të mëdha. Madje, në Itali e bëjnë diçka të sigurt transferimin e tij në Serie A.
Fillimisht ishte folur për Juventusin, por duket se Napoli është futur vrullshëm në garë. Të kaltrit kanë edhe një avantazh të madh dhe ai është sigurisht Karlo Ançeloti. Trajneri italian ishte ai që e afroi në Madrid në vitin 2014 dhe Hames ka marrëdhënie të shkëlqyera me të.
Shtypi në Itali e bën të sigurt një transferim të tillë, me bisedimet që duket se kanë nisur. Napoli dhe De Laurentis kërkojnë të ndërtojnë një ekip sa më rivalizues për Juven sezonin e ardhshëm dhe blerja e Hames do të ishte një goditje e bujshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *