Hames, i shtati lojtar që luan me Realin dhe Bajernin

A e dinit që vetëm 7 lojtarë në histori kanë veshur fanellën e Bajernit dhe Realit në karrierë, duke përfshirë tashmë edhe kolumbianin Hames Rodrigez? Nga këta, vetëm njëri nuk ka fituar Champions League të paktën me njërin klub!

Çavi Alonso (Spanjë)

Gusht 2014, Çavi Alonso linte Realin për Bajernin në orët e fundit të merkatos verore, pas 5 sezonesh të mrekullueshëm në Madrid, ku ishte një lojtar kyç. Tashmë 35 vjeç, Çavi Alonso është tërhequr nga futbolli në fund të sezonit të shkuar, duke e mbyllur si lider i padiskutueshëm edhe në Bavari.

Toni Kros (Gjermani)

Në vitin 2014 Reali u mahnit pas Toni Krosit, i cili shkëlqeu në Botërorin gjerman. Kampion bote, kampion Europe me Bajernin dhe më pas ka fituar gjithçka me Realin. Fitues i vërtetë!

Hamit Altintop (Gjermani)

Nëse Kros ka qenë mbreti i lojtarëve që kanë luajtur me Bajernin e Realin, duke fituar Champion në të dy klubet, Hamit Altintop është e kundërta e tij. Në vitin 2011 turku u lirua falas nga Bajerni, pas 4 sezonesh në Mynih, ndërsa shkoi në Madrid dhe praktikisht askush nuk e vuri re, aq pak luajti. Pesë ndeshje në kampionat, 5 në Champions dhe 3 në kupë, pastaj largim drejt Gallatasarajit.

Arjen Roben (Holandë)

Një ndër blerjet yjore të Ramon Kalderonit kur drejtonte Realin. Transferimi i tij te Reali, ku mbërriti në moshën 23-vjeçare, u shoqërua nga dëmtime pa fund, që i vlejtën emrin “lojtar kristali”. Edhe në Gjermani dëmtimet nuk i kanë ndarë, aq sa Roben ka luajtur vetëm 168 ndeshje kampionati në 7 sezone në Bundesligë. Kur është mirë fizikisht, është klas botëror ama!

Zé Roberto (Brasil)

Kush e mban mend te Reali? Zor se e kujton njeri. Në vitin 1997 Reali e bleu nga Portugeza, në moshën 22-vjeçare, por një vit më pas e çoi te Flamengo. Bajern Leverkuzeni e ktheu në Europë, ndërsa në 2002 e bleu Bajerni, duke e mbajtur 7 vjet, me 4 kampionate të fituar.

Pol Braitner (Gjermani)

Ashtu si Toni Kros, Brajtner shkoi te Reali pas triumfit në Kupën e Botës 1974. Tre sezone në Madrid, dy kampionate të fituar, para kthimit në Gjermani. Një vit te Braunshvajgu, para kthimit te Bajerni në 1978.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *