Hames, gati për sherr në stërvitje

0

Stërvitja e djeshme te Bajerni nuk ka kaluar qetësisht. Mesfushori kolumbian Hames Rodrigez ka qenë protagonist i një sherri me shokun e skuadrës Sebastian Rudi, me kolumbianin që i ndërhyri paksa ashpër Rudit.

Ky i fundit reagoi ashpër, duke i kërkuar llogari Hamesit, ndërsa u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të evituar kontaktin fizik, sepse situata mund të bëhej skandaloze.

Pas stërvitjes trajneri Jup Hainkes minimizoi gjithçka: “Ky është një sport për burra, këto stërvitje për atë qëllim bëhen, që të ketë edhe presion dhe ndërhyrje të ashpra, agresivitet, përndryshe kot që stërvitemi”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image