Hames-Bajern drejt fundit, kolumbiani merr vendimin për të ardhmen

0

Hames Rodrigez kaloi verën e dy viteve më parë nga Reali i Madridit në drejtim të Mynihut te Bajerni. Formula e transferimit ishte në huazim 2-vjeçar me të drejtë blerjeje. Kur kanë mbetur edhe pak nga përfundimi i huazimit, duket se fati i kolumbianit është përcaktuar.

Mesfushori nuk dëshiron të qëndrojë në “Allianz Arena” dhe zërat që e rikthejnë atë në Madrid sa vijnë e shtohen. Së fundmi, ka qenë gjigantja spanjolle “Marca”, e cila ka raportuar se Hames nuk do të vijojë karrierën e tij me Bajernin dhe do të rikthehet te Reali.
Dëshira primare e 27-vjeçarit thuhet të jetë kjo, më pas një qëndrim në “Santiago Bernabeu” nuk është i sigurt, pasi dihet që marrëdhëniet e kolumbianit me trajnerin Zidan nuk kanë qenë fort të mira. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë, pasi fillimisht Hames duhet të kthehet në Madrid.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.