Hames “asist” për Shabanin, shqiptari provon shijen e Champions-it

Meritan Shabani do të jetë në stol në ndeshjen e sotme mes Bajenrit dhe AEK-ut. Mesfushori, i cili ende nuk e ka vendosur se për kë përfaqësuese do të luaj, do të jetë sot nën urdhrat e trajnerit Niko Kovaç.

Dëmtimi i Hames Rodriges ka bërë që tekniku kroat të grumbullojë 19–vjeçarin për të parën herë në një ndeshje Champions-i. Një arritje e madhe për Shabanin, i cili sot do të ketë mundësinë të përjetojë nga afër një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Shabani po tentohet edhe nga Kombëtarja e Kosovës, por dhe përfaqësuesja e Shqipërisë, pasi shihet si një prej lojtarëve më premtues. Gjithsesi, duket se mesfushori po pret dhe përfaqësuesen e Gjermanisë, për të vendosur më pas.
mund të përmendet se dhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi është në stol me Mançester Sitin. I riu do të jetë pjesë e Kosovës me shumë gjasa në ndeshjet e këtij muaji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *