Hamdi Salihi gol dhe kreu mbetet i tij

0

Një betejë për kreun, e vendosur nga Hamdi Salihi. Viner Nojshtati kryesues vizitonte sot Hartbergun dhe ishte një sfidë mjaft delikate, kundër skuadrës së vendin e tretë, që ndiqte me vetëm 2 pikë më pak. Skuadra e Salihit nuk fitonte prej 3 ndeshjesh, ndaj presioni është rritur ndjeshëm nga afrimi i Ridit, ish-klubit të sulmuesit shkodran.

Për të vendosur sfidën në Hartberg mendoi vetë Salihi, i cili në minutën e 70-të shënoi një supergol duke gjuajtur fluturimthi në zonë pas një krosimi nga e djathta.

Përfundoi 1-0, me Nojshtatin që mbetet i pari, me 27 pikë në 13 ndeshje, ndjekur nga Ridi me 26 pikë, fitues sot 6-1 ndaj Liferingut. Në atë takim sulmuesi Seifedin Çabi shënoi 4 gola, duke shkuar në kuotën e 10 golave, një më shumë se Salihi, i cili gjithsesi ka qenë më vendimtar këtë sezon, sepse 4 herë ka shënuar golin e parë të ndeshjes për Nojshtatin, ndërsa Çabi asnjëherë nuk ka shënuar i pari për Ridin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here