Hamburgu në krizë ndërron trajner, Mavraj kapiten bëhet çështje

0

Vit i ri, Hamburg i vjetër, sepse klubi i famshëm gjerman është në krizë të thellë dhe humbja e djeshmë shtëpiake kundër Këlnit, e katërta rresht në kampionat, ka rezultuar fatale për trajnerin Markus Gisdol. Ishte një disfatë e rëndë, ku ndodhën edhe gjëra të çuditshme, si shiriti i kapitenit te Mavraj dhe jo te Papadhopulos, me trajnerin Gisdol që tha: “Nuk di gjë pse e mori Mavraj, do ketë qenë vendim mes tyre”. Natyrisht, me kapitenin Sakai në stol, duhej të ishte greku zëvendëskapiten, ndaj në mediat gjermane ka pasur shumë zhurmë në lidhje me këtë kaos të brendshëm, ku askush nuk e pyet trajnerin.

Hamburgu është i parafundit, e mundi edhe skuadra më e dobët e Bundesligës dhe sërish rrezikohet seriozisht rënia. Nëse luan me zjarrin, herët a vonë do ta pësosh dhe Hamburgu ka disa vite që shpëton për fije të perit.

Për këtë arsye, klubi i Mërgim Mavrajt ka marrë masa urgjente, duke pushuar nga puna trajnerin Gisdol dhe duke pësuar ish-futbollistin e vet Bernard Hollerbah, i cili ka firmosur deri në verën e vitit 2019, ndërkohë që është specifikuar në kontratë se Hollerbah do të qëndrojë edhe në rast rënieje nga Bundesliga.

Hollerbah ka luajtur për Hamburgun prej vitit 1996 deri në 2004, si dhe ishte për shumë vite ndihmës i Feliks Magatit pas mbylljes së karrierës si futbollist, ndërsa ka ngjitur Vyrcburger Kikers nga kategoria e katërt në Bundesligën 2.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.