Hallaçi: Skënderbeu nuk ka bërë asnjë kërkesë për biletat

0

Një ndeshje e nxehtë, ajo e nesërmja mes Kukësit e Skënderbeut, ndaj shefi i klubit të Kukësit, Jonuz Hallaçi, bën thirrje për një atmosferë të bukur: “Presim një stadium të tejmbushur, por u bëj thirrje tifozëve që të tregohen sa më entuziastë dhe të mos krijohet asnjë problem e incident në stadium”.

Duke folur në mikrofonin e Supersportit, Hallaçi ka prekur çështjen e biletave, pasi Skënderbeu ankohet për çmimin e lartë: “Në fakt, e kemi shpjeguar që biletat për tifozët tanë do të paguhen nga kontributi i biznesmenëve të Kukësit, ndaj nuk do të lemë askënd jashtë. Për sa u përket tifozëve të Skënderbeut, nuk kemi marrë ndonjë kërkesë për ulje çmimi nga Skënderbeu. Jemi në kontakt, por ende nuk kemi as shifrën e saktë sa tifozë do të vijnë nga Korça. Nëse çmimi është i lartë, ashtu si në Kukës, edhe biznesmenët e shumtë të Korçës mund të ndihmojnë tifozët”.

Festimet, a ka ndonjë plan? “Dasma nuk fillon pa ardhur nusja, ndaj mos të planifikojmë gjëra të parakohshme. Ta fitojmë njëherë titullin, pastaj dasma do të jetë e jashtëzakonshme”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image