Hallaçi: Nuk është çudi të të mundë Vllaznia

Zëvendëstrajneri i Kukësit Rraman Hallaçi ka komentuar humbjen me Vllazninë, teksa shprehet për “Supersport” se nuk është çudi që të të mundë Vllaznia.

“Ishim më të lirshëm nga ana psikologjike. Ishim më mirë pasi e kemi siguruar vendin e dytë, ishim përqendruar për të marrë maksimumin, por Vllaznia kishte një motiv më shumë dh e e shfrytëzoi maksimalisht, nuk ishim shumë të përqendruar, pasi ka të bëjë shumë motivi. E arriti në një mënyrë, por u dha mundësinë dhe disa lojtarëve të tjerë. Dha maksimumin, por nuk ka vjen mirë që shkoi ndeshja kështu”.

“Nuk është çudi që të të mundë Vllaznia, një skuadër e madhe., ne na ka mundur dhe Lushnja në Kukës., Futbolli i tillë është. Duhet të përqendrohesh dhe të japësh maksimumin, diçka që e bëri Vllaznia. Ne nuk i shfrytëzuam rastet që patëm, nuk do të thotë që nuk ishim të përqendruar. Vllaznia ka lojtarë me emër këtë edicion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *