Hallaçi ndryshon ekip, Kukësi reagon dhe shfajësohet

Rrahman Hallaci, ish-kapiteni i Kukësit, qëndroi për disa sezone si zv. trajner te skuadra verilindore, por ditën e djeshme, ai u largua nga skuadra blu. Edhe pse “divorci” mes dy palëve ka ndodhur dje, klubi i Kukësit njoftoi sot për largimin e Hallaçit nga pankina. Në një njoftim në faqen e tyre në “Facebook”, klubi i Kukësit shkroi:

Zëvendës trajneri i skuadrës së Futboll Klub Kukësit, Rraman Hallaçi nuk do të jetë më pjesë e stafit teknik. Pas një takimi mes ish-Kapitenit dhe Presidentit Safet Gjici, Hallaçi ka kërkuar të drejtojë një skuadër futbolli të moshave.

Numri një i Klubit, i ka ofruar ekipin e dytë, pra FK Kukësin B, pasi presidenti Gjici synon, vitin tjetër, ngjitjen e kësaj skuadre në Kategorinë e Parë dhe kjo do ishte një hap i mirë për karrierën e tij të re si trajner.

Pasi kishin rënë fillimisht dakord për çdo gjë me Presidentin, për një fillim me Kukësin B, Rrahman Hallaçi ka ndryshuar mendjen dhe ka vendosur të largohet nga klubi. Ai u shfaq në një tjetër ekip, duke trajnuar skuadrën e Internacional U-19.

Futboll Klub Kukësi falenderon zëvendës trajnerin Rraman Hallaçi, për kontributin e dhënë si futbollist dhe si numri dy i pankinës së skuadrës sonë dhe i dëshiron shumë suksese në karrierë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *