Hallaçi: Çema si Pejiç, nuk e kuptoj Kukësin për dy lëvizje!

Ish-kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi, ishte i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”, ku preku çështje e merkatos së ish-ekipit të tij. Largimet e lojtarëve si Melo dhe Rexhinaldo janë cilësuar si të pakuptimta nga ana e ish-mbrojtësit, ndërsa i riu Çema është një futbollist për të cilin kuksiani shprehet plot besim.

“Sigurisht që ndikojnë shumë largimet e lojtarëve si Uilliam Kordeiro dhe Rexhinaldo. Ishin dy lojtarë që bënin diferencën. Nuk e kuptoj se si i lanë të iknin. Gjithsesi këtë gjëra i takojnë drejtuesve. Është e pakuptimtë që ata u larguan për gjëra të vogla”.

“Ka ardhur Markovanbasten Çema. Është një futbollist që sapo kishte filluar hapat e parë të karrierës te Dinamo. Ka një gjatësi 2 metra dhe ka një stil të bukur loje. Në bisedimet që bënim për të, përmendej fakti që na kujtonte stilin e Pero Pejiç.

Kanë marrë Kitanovskin, i cili luan mbrojtës të djathtë. Bruno Lujaj është një lojtar i laftë të luajë si mbrojtës i djathtë, mbrojtës qendre dhe para mbrojtjes. Mendoj se merkato në tërësi është cilësore. U bë mirë që nuk u ndërhy në mënyrë masive. Unë mendoj se Çema do të jetë një futbollist cilësor. Kishte vite që Kukësi e kishte në plane dhe më në fund drejtori Nexhipi e mori”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *