Halili kërkon falje: Sezon i tmerrshëm

0

Në konferencën për prezantimin e trajnerit të ri, Hoze Marselo Ferreira, presidenti Refik Halili ka gjetur rastin të kërkojë falje publike për rënien e Tiranës nga kategoria.

“Ju kërkojmë ndjesë po në jetë ka edhe momente të vështira. Dua që me stafin dhimbjen ta kthejmë në forcë. Tifozëve u kërkoj ndjesë të madhe, i kërkoj ndjesë nga thellësia e shpirtit. Unë i kërkoj ndjesë çdo tifozi, nga më i madhi deri te më i vogli. E di që kanë derdhur lot për këtë fatkeqësi të klubit të tonë, por kjo s’ka qenë kurrë dëshira ime dhe kurrë nuk e kam menduar që do të shkonim deri këtu. Por marr përgjegjësitë dhe do të bëjmë gjithçka për të ngritur Tiranën. Brenda nesh ka pasur njerëz që kanë punuar, por nuk kanë qenë aktivë, ndoshta kanë qenë fasadë.”.

Numri 1 i klubit bardheblu e pranon se ishte një turp ajo që ndodhi, madje shkon akoma më tej duke treguar se do të donte të mos ishte në drejtimin e skuadrës në këtë situatë.

“Ishte një sezon i turpshëm, ndoshta nga më të këqinjtë. Nuk dëshiroja që të isha në drejtimin e klubit në këtë situatë. Ka qenë një sezon shumë i vështirë sidomos në momentet kur ramë përfundimisht nga kategoria. Fakti është se ka qenë një sezon shumë i vështirë, sidomos në momentet e fundit, ku ne pësuam rënien nga kategoria. Unë si president i klubit të Tiranës i bëra hyzmetin. Në fillim kishim trajnerin Ilir Daja dhe them se nuk gabova në zgjedhjen e tij. Rezultatet e arritura me profesor Dajën çuan në largimin e tij”.

“Më pas afruam Mirel Josën dhe besoj se nuk bëra zgjedhje të gabuar duke parë edhe CV-në e tij, që ka një karrierë të pasur në Shqipëri. Nuk dua të shfajësohem, por e them sërish që nuk gabova që zgjodha profesor Mirel Josën. Nuk i kam mohuar klubit tonë asgjë, kemi qenë prezent gjithmonë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image