Halili “i përgjigjet” Takajt

0

Pas deklaratës së presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takajt, se tashmë Kukësi duhet t’u hapë krahun kampionëve në fuqi, vjen kundërpërgjigjja e parë nga kampi i skuadrës veriore. Argent Halili, portieri i Kukësit është ai që thumbon në distancë numrin një të klubit korçar. “Neve futbollistëve nuk na takon t’u përgjigjemi presidentëve, pasi një gjë të tillë e realizojmë në fushën e lojës, aty ku kam bindje se ndaj Skënderbeut të hënën do të fitojë Kukësi. Kemi një ecuri pozitive dhe mendoj se do t’i fitojmë të dy trofetë këtë sezon. Jemi shpallur dy vite resht nënkampionë të Shqipërisë dhe tashmë ka ardhur koha të ngremë trofe. Partizanin nuk e përjashtoj nga gara për titull. 6 pikë nuk janë shumë. Do të ketë garë të fortë deri në fund, por titulli do të jetë i Kukësit”, përfundon Argent Halili. Takimi Skënderbeu-Kukësi do të luhet ditën e hënën në orën 18:00 në Korçë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.