Halili fërkon duart, Merveil kthehet në protagonist

Një ndër afrimet më të mira të historisë së Tiranës është afrikani Merveil Ndokut. I riu erdhi adoleshent te bardheblutë dhe arriti të kthehej në liderin e ekipit duke siguruar dhe kalimin në kampionatin spanjoll.

Getafe pagoi skuadrën e Tiranës dhe rrëmbeu futbollistin afrikan. Ai iu bashku ekipit të dytë spanjoll, por paraqitjet e tij të mira bën që lojtari të debutonte dhe në elitën. 6 ndeshje për të, vetëm 62 minuta, por sezoni i ri duket se do t’i japë më shumë krahë.

Merveil ka zhvilluar fazën përgatitore me ekipin. 20-vjeçari ka  luajtuar në të gjitha ndeshjet dhe ka bindur teknikun Hoze Bordalas. Ky i fundit e ka në plane për sezonin e ri dhe duket se do ta aktivizojë si titullar. Nga kjo fërkon duart Tirana, pasi në rast se shitet, klubi bardheblu do të ketë përfitime duke qenë se zotëron 20 % të kartonit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *