Halili: Duan të ma marrin Tiranën, por nuk ka shans të ndodhë

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, në konferencën e gjatë për shtyp gjatë prezantimit të trajnerit të ri Ze Maria, ka folur edhe për të ardhmen e klubit dhe për tentativat, sipas tij, që janë bërë dhe po bëhen për t’i marrë klubin.

“Unë nuk jam mësuar që kur kam 1 euro në xhep të them që kam 1 mijë euro. Unë jam maniak i pronave dhe investoj gjithë atë që kam. Le të dalë një futbollist që të thotë se nuk ka marrë rroga te Tirana ime. Ne kemi një borxh edhe prej 68 milionë lekësh. Kam bashkëpunaur me lojtarët dhe më kanë pritur shpesh herë për pagat e tyre. Janë 4 miliardë lekë që janë hedhur në klubin e Tiranës.

Janë dashakeqës dhe duan të përbaltin punën e tyre. Unë jam i apasionuar pas klubit. Unë besoj se asnjë s’do ta kishte bërë këtë për dy vite. Të gjithë kërkojnë të na sulmojnë. Unë jam vetë në kalë dhe do të qëndroj vetë në kalë. Jam i gatshëm për të gjithë ata që kanë kontribuar për Tiranën, jam i gatshëm t’ua afroj aksionet falas. Unë Kastratin e kam mik shpie. Nuk kam dëgjuar kurrë nga familja e tyre të më thotë se çfarë bëhet te Tirana, e jo më për të blerë aksione te ne. Nuk kam pasur kurrë një propozim për të shitur aksione. Duan të ma marrin, por unë s’e jap Tiranën.

“Për sa iu përket aksioneve që ka Bashkia, e di vetë se si funksionojnë me aksionet e klubit të Tiranës. Llogaritjet e bëra ditët e fundit janë nivel shumë i ulët. Megjithatë ua thashë, ai që ka qenë kontribuesi i Tiranës unë ia fal. Të parin po ua them nëse doni, Lut Nurit. Por, kurrsesi nuk lejoj që të hipin mbi mua dhe të më marrin klubin. Unë nuk largohem derisa të vdes, vetëm në bazë të rregullave që ka vendosur klubi iki. Edhe njëherë ua them që asnjë futbollist është pa marrë pagat. Janë bërë verifikime në fshehtësi. Jam thirrur nga Krimi Ekonomik, nga Prokuroria. Në fund i kam thënë që s’ka lekë klubi dhe pagesat janë të gjitha me radhë. Mund të dalë ndonjë gjobë që mund të kemi harruar pa paguar, ma thoni dhe do e shlyejmë.”.

One thought on “Halili: Duan të ma marrin Tiranën, por nuk ka shans të ndodhë

  1. Do bejne shume mire me ta heq Tironen. Je personi me mashtrues dhe palaco. E ke shkataru Tironen e modhe e cove ne vorr. Larguhu sa me pare o kanceri i Tirones.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *