Halili dorëzohet: Jemi jashtë objektivave, ja çfarë do bëjmë

0

Refik Halili, presidenti i Tiranës, foli për ndeshjen e humbur me Partizanin dhe tashmë e ka pranuar se bardheblutë kanë dalë nga objektivi për kupat e Europës. “Themi që të paktën do të lëvizim nga kjo gjendje që jemi. Na vjen keq që nuk kapim objektivat. Shpresojmë që pas muajit janarit të bëjmë ndryshime sa i përket rezultateve”, u shpreh fillimisht numri një i klubit.

Më tej ai shtoi: “Klubi jonë ka lojtarë të mirë, por ka edhe shumë punë për t’u bërë. I takon stafit ta bëjë ndryshimin. Ka disa lëvizje që mund të bëhen. Në të ardhmen mund të lëvizim në formacion”.

Goli i djalit? Është kënaqësi që një futbollist i ri të shënojë. Shpresoj që në të ardhmen të aktivizojmë ndonjë lojtar nga akademia, pasi po dalim nga objektivat. të paktën të fitojmë lojtarë për të ardhmen”.

Mema? Do vazhdojë, për mua mund të vazhdojë gjithë jetën. Nuk kam asnjë problem për Memën”, përfundon kreu i klubit të Tiranës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.