Halilaj: Euforia e dëmshme, ta mundim Kukësin

0

Portieri vlonjat i Kamzës thekson se nuk është arritur asgjë deri më tani dhe “piketon” një objektiv: të jenë ndër mbrojtjet më të mira

Kamza renditet e katërta në klasifikim pas fazës së parë të kampionatit dhe tashmë po përgatitet për ndeshjen e radhës me Kukësin në shtëpi. Dy fitore radhazi me Laçin dhe Partizanin kanë sjellë një tjetër atmosferë te skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu, ndërkohë që për ecurinë e deritanishme ka folur kapiteni Argent Halilaj, që kërkon të shmanget euforia. “Kemi bërë një fazë të parë të mirë, vetë klasifikimi, rezultatet sjellin një pozitivistet shumë të madh për ne. Nuk mendoj aspak që mund të ketë eufori, pasi deri më tani nuk kemi arritur asgjë, pavarësisht rezultateve të mira që kemi marrë. Kemi akoma shumë ndeshje përpara dhe nëse do kalojmë në eufori do të jetë një problem shumë i madh për, pasi kampionati është i gjatë, ndeshjet sa vijnë e bëhen më të vështira, kështu që nuk ka vend për eufori te Kamza”, është shprehur Halilaj në “RTSH Sport”. Sfida e radhës me Kukësin është e veçantë për portierin vlonjat, që ka luajtur me kampionët dhe ka dhënë një kontribut të madh, sidomos në kupat e Europës, ku verilindorët arritën të kalonin tre ture në verën e vitit 2013.

“Është një ndeshje pak më ndryshe se të tjerat, pasi kam kontribuar për tre sezone te Kukësi. Por në futboll duhet të jemi profesionistë, duhet të japim më të mirën për ekipin ku jemi, pavarësisht së kaluarës. Shpresoj që këtë radhë Kukësin ta mund, sepse ka ardhur momenti që të marr tre pikët kundër tyre”, tha Halilaj. Kamza, ashtu si Skënderbeu, ka pësuar vetëm pesë gola dhe së bashku me korçarët janë ekipet me mbrojtjen më të mirë. I pyetur për punën e bërë në repartin difensiv dhe sa besim ka Halilaj te ky repart, kapiteni thotë: “Është bërë një punë vërtetë e mirë, jo vetëm nga unë si portier, por nga i gjithë ekipi. Në fazën mbrojtëse kemi qenë shumë mirë në këto nëntë javë të para kampionat. Jam shumë i sigurt, pasi po bëhet një punë shumë e mirë në ekip. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe pse jo të jemi një nga mbrojtjet më të mira të kampionatit këtë sezon”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image