Haland një peng për Juven/ Do të ishte bardhezi për 5 milionë euro, sulmuesi tha “jo” për shkak të babait

Erling Haaland e ka kthyer veten e tij në qendrën e vëmendjes për shumë klube elitare të Europës me anë të golave që po realizon me ekipin e Salzburgut, me të cilët po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Sulmuesi norvegjez është vendur nën radarët e Juventusit, dhe kjo jo pë herë të parë. Bardhezinjtë kanë qenë në gjurmët e Haaland prej kohësh, madje zbulohet se kanë qenë shumë pranë hedhjes së firmës në kontratë.

Bëhet fjalë për dimrin e vitit 2018, kur futbollisti nordik ishte pjesë e ekipit të Molde. Juventusi e kishte ndjekur prej disa muajsh dhe kishte arritur të bindte klubin norvegjez, me të cilët arriti një akord për shifrën e 4-5 milionë eurove në janar të 2018-ës dhe gjithçka ishte gati që në fund të sezonit talenti që luante për Molden të shkonte në Torino. Por megjithëse “zonja e vjetër” kishte bindur klubin, dështoi të bënte të njëjtën gjë me babain e futbollistit, duke bërë që një “jo” të vinte nga ana e lojtarit.

Babai i Erling Haaland, i cili është një ish-futbollist, nuk dëshironte që djali i tij të rikthehen edhe njëherë te moshat, pasi ky ishte plani që Juventus kishte thurur për të: “Fillimisht te 23 vjeçarët më pas në ekipin A”. Kështu, ish-futbollisti norvegjes e pa të arsyeshme që Erling të zhvillonte një tjetër sezon të plotë te Molde, për të parë më pas çfarë mundësish ofronte tregu,

Tashmë Juventusi është rikthyer edhe njëherë te pengu i tyre i vjetër, por këtë herë për ta pasur në ekip do u duhet të “zbrazin xhepat”, pasi shifra që i është vendosur sulmuesit 19 vjeçar shkon në 100 milionë euro./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *