Hakmarrja e Salah: Kur ika nga Çelsi, kisha vetëm një dëshirë

Mohamed Salah është kthyer në heroin e Liverpulit dhe yllin e Premier Ligës angleze, ndërsa adhurohet në të gjithë botën dhe në verë Liverpuli do të ketë shumë punë për të mbajtur larg klubet e pasur, duke nisur nga Reali i Madridit.

Egjiptiani ka shënuar 42 gola në 48 ndeshje këtë sezon, i pari për të me The Reds, ndërsa ka fituar çmime me shumicë në Angli dhe po bëhet gati për finalen e Champions League, ku në rast triumfi futet me të drejtë në listën e më të mëdhenjve të futbollit botëror.

25-vjeçari u kthye në Angli verën e shkuar dhe tani pranon se kishte një fiksim të vjetër kur vendosi të kthehej në Angli, sepse kishte një peng që nga  koha kur luante për Çelsin dhe Zhoze Murinjo e shiti në vitin 2015.

“Të jem i ndershëm, ka qenë gjithnjë në mendjen time që kur u largova nga Çelsi. E kam thënë shpesh, ishte gjithnjë në mendjen time që të kthehesha, sepse shumë njerëz thanë ‘ai nuk mund t’ia dalë në Angli dhe nuk është në nivelin e Premier Ligës’.

“Për këtë arsye, vendosa të kthehesha, edhe pse të gjithë më thoshin ‘jo, mos u kthe’. Mendoj se veprova drejt, tani do të tentojmë të fitojmë Champions League, sepse është vetëm një ndeshke,e dhe pse Reali është një ekip fantastik dhe i ndërtuar për ndeshje të tilla”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *