Hakmarrja e Nejmarit ndaj Rabiosë: Qesh mirë kush qesh i fundit!

0

Në futboll ndeshjet mbarojnë kur fishkëllen arbitri dhe mbi të gjitha, kur luhet vajtje-ardhje, nuk festohet shumë pas fitores së parë.

Duket se PSG nuk i ka mësuar ende disa leksione dhe dje e pësoi keq, duke humbur turpshëm, aq sa me siguri sheikët do ta harrojnë një herë e mirë fiksimin e tyre pér triumf në Europë.

Mesfushori Rabió ka qenë edhe objekt talljeje nga Nejmar, pasi brazilianit i kishte mbetur peng festimi i mesfushorit të PSG-së, i cili para 3 javësh postoi në Instagram një foto pas ndeshjes, duke ngritur 4 gishtat, ndërkohë që pranë tij Kurzaua bënte shenjën e paqes.

Nejmar pas ndeshjes së djeshme mori hak, duke postuar pikërisht foton e Rabiosë, por duke i shtuar disa fytyra vizatimore që qeshin me lot.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here