Hakmarrja e Gallatasarajit, tre pikë dhe kryesim në derbin ndaj Bashakshehirit

Gallatsaraj mori hak ndaj Bashakshehirit, që e mundi 5-1 në fazën e parë. Një derbi i egër, me rëndësi të veçantë, sepse asnjëherë në histori Bashakshehiri nuk luante për titullin kampion.

Në prag të këtij takimi klubi ambicioz nga Stambolli kryesonte, por derbin e ka fituar Gallata e Perandorit Fatih Terim 2-0, një sukses i merituar.

Mariano shënoi në minutën e 60-të, duke konkretizuar epërsinë e Gallatasarajit, ndërsa në shtesë Adebajor devijoi në portën e vet një gjuajtje.

Me këtë fitore, Gallatasaraj merr kreun 5 javë para përfundimit të kampionatit turk, por Bashakshehiri dhe Beshiktashi kanë vetëm një pikë më pak dhe Fenerbahçe është 3 pikë larg, ndaj gjithçka mund të ndodhë, në një ndër kampionatet më të ekuilibruar në histori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *