Hakaj: Kemi merituar më shumë këto javë  

Esin Hakaj u zgjodh njeriu i ndeshjes në Teuta-Kamza. Mbrojtësi i krahut të majtë asistoi në golin e latif, ndërkohë që pas takimit në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi:  “Më në fund arriti edhe Latif të shënojë. Shyqyr që morëm edhe tre pikët, kjo ka më shumë rëndësi”.

“Jemi të kënaqur, pasi fituam. Kemi merituar më shumë, por ky është futbolli. Mirë është që nuk kemi pësuar. Tani do nisim të shënojmë. Shënoi dhe Latif dhe shpresojmë të vazhdojë kështu.

“Kemi tre ndeshje që nuk pësojmë, lojtarët me eksperiencë në qendër na ndihmojnë shume, edhe duke folur”, u shpreh mbrojtësi i majtë, të cilin durrsakët e morën vjet nga Partizani, ku nuk mori hapësira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *