Hajnkes i beson traditës: E kemi suksesin në ADN!

Trajneri i Bajernit kthehet në Madrid si rival, duke kërkuar finalen e madhe të Kievit. Misioni: të përmbyset 1-2 në takimin e parë

Gjashtë humbje radhazi për Bajernin kundqër Realit javë vërtet shumë. Nëse dikur ishte Bajerni që cilësohej macja e zezë për Realin, tashmë rolet janë ndryshuar. Mbreti i futbollit gjerman Franc Bekenbauer ka folur për një “kompleks” të Bajernit përballë Realit. por për trajnerin e kampionëve të Gjermanisë, Jup Hajnkes nuk ka një kompleks të tillë. Madj ai ka nënvizuar se Bajerni shkon në Madrid për të fituar dhe të prerë biletën për në Kiev. “Nuk ka rëndësi se sa humbje kemi pësuar kundër Realit, nuk kam qenë unë trajner. Sot do të jetë një tjetër histori. Nuk besoj se kanë rëndësi fjalët e thëna nga Bekenbauer. Ne e kemi treguar se mund të fitojmë kudo dhe ndaj kujtdo”- ka komentuar Jup Hajnkes mes të tjerave në konferencën e tij për shtyp para përballjes kundër Realit.

Përmbysja – “Nëse duam të kalojmë më tej duhet të tregohemi më efikasë se në takimin e vajtjes në Mynih. Reali pati 3-4 mundësi dhe shënoi dy gola. Ne kemi krijuar një duzinë me raste, por shënuam vetëm një gol. Të bën habi fakti, sepse në Bundesligë jemi shumë efikasë, kemi shënuar 88 gola.”

Pritshmëritë për takimin – “Në takimin e vajtjes kam parë shumë gjëra pozitive, por kemi bërë dhe gabime që duhet t’i korrigjojmë. Kemi pësuar dy gola nga gabime fatale. Mendoj se në Madrid do të jenë shumë të rëndësishmet detajet. Lojtarët duhet të jenë të përqendruar dhe me mendje të kthjellët. Në ADN-në tonë është e rrënjosur që të shënojmë gjithnjë gol. Jam i bindur se do të kemi jo pak mundësi për të shënuar në Bernabeu.”

Penalltitë – “Nuk jemi përgatitur për penallti.”

Reali në Champions – “Po i kthehem vitit 1998 kur unë drejtoja Realin dhe fituam titullin e parë pas 32 vitesh. Ka qenë një pritje madhështore në Madrid. Por duhet të dini se Madridi në Champions është si Bajerni në Bundesligë. Ne fituam titullin e gjashtë radhazi, teksa në Madrid janë mësuar me Championsin.”

Kimish dhe fitorja 7-1! – “Kur përfundon ndeshja dhe lojtarët janë ende të nxehur nga loja mund të japin dhe përgjigje jo fort të qeta. Por duhet t’i kuptoni.”

Hajnkes për Levandovskin – “Levandovski ka të gjithë mbështetjen time. sigurisht që të gjithë kalojnë momente delikate gjatë një sezoni të gjatë e të lodhshëm. Por mos harroni se Leva ka shënuar një mori golash për ne në këtë sezon.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *