Hajnkes: Duam trofeun, por një nga një hapat

0

Trajneri i Bajernit të Mynihut ka mbetur i kënaqur pas barazimit pa gola kundër Seviljes, që i ka siguruar një biletë për në gjysmëfinale

Bajerni i Mynihut ka bërë detyrën e shtëpisë kundër Seviljes, duke barazuar 0-0 dhe falë fitores 2-1 në Spanjë një javë më parë ka prerë biletën për mes katër më të mirëve në Evropë. Ndonëse nuk ka qenë Bajerni më i mirë në fushë, Hajnkes ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e ekipit të tij.

Ndeshja – “Liga e Kampioneve është një kompeticion shumë i vështirë dhe ndeshja e kthimit kundër Seviljes e tregoi këtë. Unë jam i kënaqur me paraqitjen që ka bërë ekipi im. E kemi administruar mjaft mirë lojën dhe barazimi na kënaq sepse shkojmë në gjysmëfinale. Sevilja na ka rrezikuar me një shtyllë në pjesën e dytë, por edhe ne kemi pasur disa mundësi të mira në pjesën e parë me Riberi e Levandovskin. Në përgjithësi jam i kënaqur, sepse Sevilja ka luajtur mjaft mirë.”

Dëmtimi i Martinez – “Unë e njoh Korrean dhe nuk mendoj se ai ka dashur të dëmtojë me qëllim Havi Martonezin. Nuk besoj se Havi ka ndonjë problem të madh. Ndien pak dhimbje në gju, por të presim analizat për të parë më saktë se çfarë ka ndodhur.”

Titulli në Champions – “Sigurisht tani që kemi mbërritur në gjysmëfinale mendojmë për më shumë. Lojtarët i shoh shumë të motivuar, duan të bëjnë diçka të rëndësishme dhe në Champions pas titullit në Bundesligë. Por përpara finales kemi gjysmëfinalet dhe ju garantoj se nuk do të jetë e lehtë. Kemi mbetur në garë katër ekipet më të mira ndaj cilido qoftë kundërshtari jonë do të jetë shumë e vështirë. Ky Champions po e vërteton çdo ditë e më shumë se sa i vështirë është për t’u fituar. Ndaj të kalojmë gjysmëfinalet, pastaj të mendojmë për trofeun.”

Kundërshtari i mundshëm – “Nuk është se kam ndonjë preferencë. Kushdo nga ekipet e mbetura do të jetë njëlloj i vështirë.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.