Hajduku nuk has probleme në Maltë, festojnë Ismajli dhe Tahiraj

0

Hajduku i Splitit nuk hasi vështirësi për të fituar ndeshjen e parë në Ligën e Europës. Klubi i famshëm kroat triumfoi 0-2 në Maltë përballë vendasve të Gziras dhe tashmë mund të quhet i kualifikuar në raundin tjetër. Nga një gol në fundin e çdo pjese shënoi Hajduku me anë të hungarezit Giursko dhe Ivan Dolçek.

Ardian Ismajli e nisi dhe e mbylli sfidën si titullar, duke formuar qendrën e mbrojtjes bashkë me ukrainasin Svatok. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është kthyer në një nga pikat më të forta të ekipit kroat.

Rreth një gjysmë pjese u aktivizua edhe Françesko Tahiraj. 22-vjeçari ofensiv u fut në fushë në minutën e 67-të. Hajduku mund të vijë në Shqipëri, pasi turin e ardhshëm do të përballet me fituesin e çiftit Teuta-Ventspils.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.