Hajduku i Splitit, në Izrael për Albi Dokën

Tirana do të përballet sot në mbrëmje, ora 20.00, me Makabin e Tel Avivit në Netanja, në një ndeshje ku trajneri Ze Maria do të hedhë në fushë një skuadër me thuajse të gjithë lojtarët poshtë moshës 23 vjeç.

Synimi, natyrisht, është figura e mirë përballë një rivali superior dhe përtej kualifikimit, synohet që të reklamohen disa nga emrat më të kërkuar te klubi bardheblu.

“Sport Ekspres” mëson se në stadium do të jenë të pranishëm edhe drejtusit e Hajdukut të Splitit, klubit të famshëm kroat.

Synimi është ndjekja nga afër e Albi Dokës, mbrojtësit të talentuar të Tiranës, që po provohet në mesfushë nga Ze Maria.

Hajduku ka kohë që e ndjek talentin bardheblu dhe i ka bërë edhe një ofertë Tiranës, duke mbetur vetëm detaje të vogla për t’u kompletuar. Me shumë gjasa, Doka pas dy ndeshjeve kundër Makabit do të transferohet në Kroaci, ndërsa nuk dihet ende nëse Tirana do ta shesë tërësisht talentin e vet, apo do të mbajë një përqindje të kartonit në rast rishitjeje, pasi qartësisht Hajduku shpreson ta vlerësojë dhe ta shesë shumëfish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *