“Hajde t’i provojmë vaksinat në Afrikë”! Francezët e çmendur, reagon Eto: Bij kurvash, nuk jemi derra

Një eksperiment vërtet i çmendur është hedhur si hipotezë nga dy mjekë francezë, që kanë kërkuar që vaksinat kundër COVID-19 të bëhen në Afrikë. Pra duke i përdorur njerëzit në këtë kontinent si kafshë, për të testuar sesa e sigurtë është vaksina e përdorur, që mund të jap shumë efekte anësore dhe askush nuk e di saktësisht ndikimin e saj në organizim.

Padyshim që ky është një turp i madh për mënyrën sesi trajtohen këta njerëz, që duhet të bëhej kavje për Europën. Menjëherë ka ardhur reagimi i ashpër i Eto dhe mëse i pritshëm, teksa shprehet: “Ne nuk jemi derra, por ju provojeni me fëmijët tuaj, bij kurvash.” I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga Demba Ba që shprehet: “Mirësevini në Perëndim, ku të bardhë mendojnë se janë superior ndaj nesh. Ta dini se Afrika nuk është laburator prove, koha të zgjohemi”, tha Demba Ba.

Aspak e drejtë kjo që vendet e varfëra të bëhen oksigjeni për shtresën e pasur. Gabimi më i madh dhe kur flitej se Koronavirusi do të bënte që njerëzit të reflektonin, po ndodh krejtësisht e kundërta. Egoizmi i sëmurë i njeriut nuk shërohet lehtë…/Sport Ekspres/