“Hajde te hoteli”, mbrojtësi surprizon tifozin e thekur të Napolit

0

Fauzi Gulam ka kryer një gjest shumë të bukur gjatë ditës së sotme. Mbrojtësi po zhvillon fazën përgatitore me Napolin, ndërkohë që i ka tërhequr vëmendjen një postim në Twitter.

Një tifoz i thekur i Napolit kishte ardhur në Dimaro për të ndjekur nga afër ekipin e zemrës në një ditë speciale për të. “Ndodhem vetëm 100 metra larg Gulamit, por nuk arrij dot t’i marr bluzën. Sot është edhe ditëlindja ime”, shkruante Masimo, duke i bërë tag edhe mbrojtësit algjerian.

Përgjigja e 28-vjeçarit nuk ka vonuar. Gulam ka vendosur t’ia bëjë akoma më të bukur ditën e lindjes dhe përvjetorin Masimos. “Hajde afër hotelit rreth orës 16:40 të ta jap bluzën”, ka qenë përgjigja e anësorit të majtë, i cili ka treguar zemrën e madhe dhe ia ka bërë të paharrueshme ditëlindjen tifozit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.