Hafizin nuk e bind as Bare: Kam dyshimet e mia, si futet titullar ndaj Francës?

Astrit Hafizi, ish-trajneri i Kombëtares, ka pasur kritika të forta për trajnerin Reja sa i përket zgjedhjes së Keidi Bares nga minuta e parë. I ftuar te “Supersport”, Hafizi shprehet se mund ta pranonte idenë e teknikut italian, vetëm nëse Bare luante te Arsenali.

“Nuk e kuptoj sesi ka lojtarë që vijnë dhe veshin fanellën e Kombëtares, pastaj zhduken. Nuk e kalojnë gradualisht fazën. Nuk e kam vetëm për Keidi Baren. Nëse  do të luante te Arsenali, atëherë në rregull. Po këtë lojtar e kam parë edhe te Shpresat, kam rezervat e mia”, ka thënë Hafizi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *